E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, Beogradi kembengul mbi 6 pikeshin

Serbet vazhdojne te kembengulin ne zbatimin e planit gjashte pikesh, mbi te cilin sipas tyre duhet te mbeshtetet funksionimi i misionit EULEX.

Kreu i UNMIK, Lamberto Zannier ishte ne Beograd dhe bisedoi me zyrtaret me te larte serbe. Ai u takua me presidentin Tadic dhe ministrin e Jashtem Jeremic, te cilet kerkuan te informohen se kur do te nise zbatimi i ketij plani.

Takimi u zhvillua pa pranine e mediave. Edhe ne perfundim te tij bashkebiseduesit nuk kane bere asnje prononcim.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›