Gjermani,festohen karnavalet në kështjellën e Këlnit
Mijëra gjermanë kanë festuar fillimin e karnavaleve të rrugës në pjesën pranë kështjellës të qytetit të Këlnit. Këlni është një nga tre qytetet gjermane, përfshirë këtu Dyseldorfin dhe Mainxin, ku festohen karnavalet. Festimet e ditës së enjte konsiderohen si kauntdaun për sezonin e karnavaleve, Rouz Mandei, javën e ardshme. Karnavalet festohen kryesisht në Gjermaninë Perëndimore, të dominuar nga katolikët, si dhe në atë Jugore, me vallëzime të këngëve balada tradicionale dhe me orkestra frymore. Nëse karnavalet do të cilësoheshin si besim fetar, ashtu sic pretendojnë shumë veta, banorët e Këlnit do të klasifikoheshin si ekstremistë. Argëtimet dhe ceremonitë festive të organizuara në Këln, bëjnë që "Festa e Birrës", ose sic quhet ndryshe "Oktoberfest", në Mynih të Bavarisë, të duket si një festë caji. "Shijojeni jetën sa më shumë që të mundeni, sepse ajo nuk zgjat përgjithmonë", tha Dieter Kosman, njëri prej pjesëmarrësve në karnavale. Karnavalet kanë prejardhje të ndryshme, por që e kanë zanafillën nga festimet tradicionale romake, në fillim të pranverës, si dhe riteve të Gjermanisë antike, të cilat u adoptuan më vonë nga të krishterët.