Izrael,premisa për qeveri të djathtë

Në Izrael është profilizuar hipoteza për një qeveri të ekstremit të djathtë. Avigdor Liberman, numri një i partisë ultra nacionaliste Israel Beitenu, ka zgjedhur aleancën me Beniamin Netanjahun, liderin e Likudit konservator. Liberman i ka bërë të ditur emrin, presidentit Shimon Peres që t'i besojë Netanjahut formimin e qeverisë së re të Izraelit. Pas zërave për një marrëveshje të mundshme me Tzipi Livnin, ministre aktuale e Jashtme që drejton partinë e qendrës "Kadima", Avigdor Liberman gjithsesi zgjodhi të mbështeste liderin e "Likudit", Benjamin Netanjahun, për t'i dhënë jetë një ekzekutivi ultra-nacionalist. Ndërkaq, në qeverinë e re, nuk mbetet jashtë edhe partia "Israel Beitenu", e cila në zgjedhjet e 10 shkurtit, u rendit e treta. Por futjen e tre partive të mëdha, "Kadima", "Likud" dhe "Israel Beitenu", Lieberman e ka kushtëzuar, duke ditur se kështu qeveria, do të ketë mbështetjen e sigurt të 65 deputetëve të Parlamentit, ose 4 deputetë më shumë nga kuorumi minimal për të pasur maxhorancën. Nga ana tjetër, situata politike është veshur edhe me zërat për hetime të mundshme ndaj Libermanit, i akuzuar për mashtrime dhe evazion fiskal.