E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX Deklaratat e Martit kerkojne me shume prova

E diel 26 dhjetor NOA- EULEX kerkon me shume prova per raportin e Dick Martit. Ky njoftim erdhi nga zedhenesja e Misionit te Bashkimit Europian ne Kosove.

Ajo eshte shprehur ne nje media zvicerane se hetimet nuk do te hapen nese nuk ka prova per lidhjet kriminale qe pretendohen kunder liderit te Kosoves Hashim Thaci.

Zedhenesja Karin Limdal eshte shprehur se nuk kishte mjaftueshem informacion ne raportin e fundit te Keshillit te Europes per te hapur nje hetim lidhur me akuzat se Hashim Thaci ka kryesuar nje organizate te mafias.

Sipas Limdal Dick Martit i eshte derguar nje leter ku i kerkohet qe ti siguroje EULEX-it informacione ose prova ku ai ka mbeshtur akuzat e bera ne raport.
Me tej ajo eshte shprehur se Prokuroria shteterore nis hetimet vetem kur ka fakte.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›