Maliqi Policia e Kosoves brenda 6 muajsh i kalon kompetencat e EULEX

Prishtine 26 dhjetor NOA-Ne nje interviste per Radion Evropa e Lire Drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ka thene se e kane synim qe per gjashte muajt e ardhshem te marrin sa me shume nga fuqia ekzekutive e EULEX-it.
Synimet tona per gjashte muajt e pare te vitit te ardhshem jane qe te marrim sa me shume nga fuqia ekzekutive e EULEX-it qe ka edhe ne pjeset tjera te Kosoves e posacerisht ne veri qe te jete pergjegjesi e Policise se Kosoves dhe ne ate drejtim ne do te punojme u shpreh ai.
Maliqi theksoi se ne te gjitha takimet qe ka pasur me Policine e EULEX-it dhe me komandantin e KFOR-it ka kerkuar qe ata njerez te ndalen te bastisen dhe per cdo veprim qe eshte ne kundershtim me ligjin per cdo aktivitet kriminal edhe te arrestohen. Duke folur per veriun e vendit ai tha se eshte nje operacion i perbashket i cili zhvillohet permes Policise se Kosoves Policise se EULEX-it dhe KFOR-it eshte shtuar numri i pikave te kontrollit ne qytetin e Mitrovices sidomos ne pjesen veriore dhe tani nje pjese e krimineleve qe e dine se policia ka njohuri per aktivitetet e tyre kriminale nuk i zgjedhin ato rruge ku ata mendojne se ka pika te kontrollit nga ana e policise dhe KFOR-it.
a.y/NOA