EULEX: Hetimindaj Limajt, endes’ka përfunduar
PRISHTINË- Zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes ka deklaruar sot në Mitrovicë se hetimi ndaj ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj ende nuk ka përfunduar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.
“Ekziston edhe urdhërarresti për vepra të tjera, mirëpo ende nuk është vërtetuar nëse ai ka imunitet ndaj tyre apo jo”,- ka deklaruar Sparkes.
Kundër Limajt është ngritur aktakuza për krime lufte më 16 mars. Ndërkohë që në të njëjtën ditë janë arrestuar edhe 11 persona tjerë, të akuzuar po për krime lufte.
Ndër të tjera zëvendës shefi i EULEX-it ka deklaruar se gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it nga gjykata në veri janë duke punuar në ambiente të tjera, ndërsa do të kthehen kur gjykata në veri të Mitrovicës të përfundojë renovimet.
Ndërkohë Sparks ka theksuar faktin se EULEX-i dëshiron që në këtë gjykatë të kthehen edhe gjykatësit lokalë dhe theksoi se “kjo do të mund të zgjidhte këndvështrimet e kundërta ndaj statusit të Kosovës”.
“Njerëzit kanë nevojë për një gjyqësor funksional, dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, ka deklaruar zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes.
(e.m/koha/BalkanWeb)