E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti miratoi rezolutën për integrim

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 16:45

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën përmes së cilës rikonfirmon angazhimin e vendit për përmbushjen e kushteve për integrim evropian.

Kuvendi miratoi edhe planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2011 si dhe disa projektligje.

Kuvendi i Kosovës rikonfirmoi përmes një rezolute vullnetin e institucioneve të vendit për përmbushjen e kritereve për integrime evropiane. Kryetari i Komisionit për integrime evropiane, Lutfi Haziri tha se përmes kësaj rezolute intensifikohen përpjekjet e vendit për integrime evropiane.

Rezoluta u mbështet nga gjitha grupet parlamentare por jo edhe nga ai i Vetëvendosjes. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se duhet të kërkohet nga BE-ja të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe mos ta pengojë integrimin e saj.

Rezoluta do t’i dërgohet Parlamentit Evroppian dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së si dhe institucioneve të tjera të BE-së.

Deputetët miratuan edhe planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2011. Në seancën e sotme u miratuan edhe një sërë projektligjesh ndër të cilët edhe ai i për gjendjen civile si dhe sigurinë private. (rtk)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›