E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: E dija se do të bëhesha Presidente

PRISHTINË- Atifete Jahjaga nuk ishte befasuar kur emri i saj doli si e kandiduara e treshes për presidente të Kosovës, pasi këtë e kishte ditur disa ditë para se te merrej vendimi. Në intervistën e parë të gjatë televizive si presidente dhënë për Koha Televizion ne Prishtine, Jahjaga ka rrëfyer për jetën e saj dhe historinë e zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Ajo tregoi se disa ditë para nominimit e kishin kontaktuar për të marrë pëlqimin e saj për këtë post. Jahjaga tha se e ka ndier obligim moral që të pranojë detyrën. Zgjedhjen e saj si presidente konsensuale e quan punë të mençur dhe se me këtë partitë kanë dëshmuar se në rend të parë janë interesat e qytetarëve.

Jahjaga ka folur edhe për dialogun më Serbinë, të cilin e sheh të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se veriu është çështje e brendshme e Kosovës. Por, ajo ka dhënë një përgjigje të hapur sa i përket çështjes së kohëzgjatjes së mandatit të saj, duke thënë se do të sillet në kornizat e Kushtetues së Kosovës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›