E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Nëntë të arrestuar për krime lufte

Policia e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për krime të luftës.

Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj, thuhet në deklaraten e EULEX-it.

Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të proçedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra te tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.

Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›