Ministri maqedonas i mbrojtjes, të enjten e viziton Kosovën
Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski, të enjten do ta vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së FSK-së, ministri Konjanovski do të pritet nga ministri Agim Çeku, Skender Durmishi, i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Maqedoni.
Ministri Konjanovski do të shoqërohet nga ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karanajov, gjeneralmajor Naser Sejdini, zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi etj.
Për nder të ministrit Konjanovski, do të jetë e rreshtuar edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.