EULEX: Nuk jemi njoftuar për vitizën e Kostunicës
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka deklaruar sot se nuk ka qenë i njoftuar për vizitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë Vojislav Kostunica, të dielën, në veri të Kosovës.
Kristiina Herodes ka thënë se Kostunica nuk e ka njoftuar EULEX-in për vizitën e tij në Kosovë.
"EULEX nuk është përgjegjës për të dhënë leje për vizita. Ekzistojnë procedura dhe autorizime për këtë çështje. Në këtë rast kjo vizitë nuk i është adresuar dhe EULEX nuk ka qenë i njoftuar për këtë vizitë. Ne ju rekomandojmë zyrtarëve serbë që në rastin e vizitave zyrtare që të përfillin procedurat", ka thënë Herodes.