E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i Sarajevës zbardhet drafti: Ballkani në BE, jo para 2020

ZAGREB- Në konferencën e radhës për Ballkanin e programuar në 2 qershor në Sarajevë, ministrat e Jashtëm të Unionit europian, nuk mund ti´u ofrojnë vendeve të rajonit asnjë premtim konkret për anëtarësimin e Ballkanit në BE. Lajmi është publikuar në një të përditshme të Zagrebit “Jutarnji list”, ku jepen edhe detaje të draftit që do të dalë nga kjo konferencë.

Në këtë dokument, shkruan gazeta, do të marrin pjesë vende të rëndësishme të Ballkanit por nuk do të ketë asnjë premtim konkret, dhe parashikime opotimiste. Gazeta shkruan se BE nuk do të gënjehet më si në të kaluarën, kur ka pranuar vende vetëm pjesërisht gati, dhe se për vendet e Ballkanit kjo nuk do të jetë më e mundur.

Edhe vetë Kroacia që pritet ti bashkohet BE në 2012, ka gjasa që negociatat të shtyhen deri në 2013, ndërsa shton se vendet e tjera e kanë të vështirë të hynë në BE para 2020-s. Ndërsa për Serbinë, nëse gjithcka shkon sipas planit, ka mundësi që negociatat të nisin në 2012, por për anëtarësimin do të duhet një kohë më e gjatë, thekson gazeta.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›