E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Vizita e Koshtunicës, AAK dhe AKR: Dështim i qeverisë

Opozita kosovare ka reaguar ashpër ndaj qeverisë që nuk mori masa për të parandaluar vizitën e ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili bëri fushatë për partinë e tij në veri të Kosovës.
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se tolerimi i vizitave të tilla nga qeveria po i sjellin dëme të shumta Kosovës.

"Do të duhej që edhe kryeministri i Kosovës, ose ndonjë zyrtar tjetër të vizitojnë atë pjesë të vendit, përderisa thuhet se është vend i hapur për të gjithë", ka pohuar Haradinaj.

Ndërsa AKR i ka kërkuar qeverisë Thaçi që të përdorë gjithë mekanizmat institucionale për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në veri dhe të mos mjaftohet vetëm duke i shpallur ato të pavlefshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›