E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Po hetojmë, mos na pengoni

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX ka thënë se po heton bashkë me Policinë e Kosovës për ngjarjen e mbrëmshme, por ka thënë se i duhet hapësirë veprimi, duke u bërë thirrje serbëve që të mos pengojnë hetimet.

Mbrëmjen e kaluar hetuesit e EULEKS-it shkuan në vendngjarjen e krimit, dhe në bashkëpunim me zyrtarët e PK-së, filluan të intervistojnë dëshmitarët. Hetimi i përbashkët i EULEKS-it dhe i Policisë së Kosovës është ende duke vazhduar me mbledhjen e provave materiale si dhe deklaratave të dëshmitarëve, njofton misioni EULEKS.

EULEKS-i u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga reagimet e dhunshme dhe t`i lejojnë institucionet e sundimit të ligjit ta kryejnë punën e tyre. Kjo përfshin lirinë e lëvizjes për EULEKS-in, në mënyrë që të kryej këtë dhe hetime të tjera në përputhje me mandatin që ka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›