E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania dhe Franca planifikojnë zvogëlimin e Eurozonës?

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha për “Reuters”-in se prej muajsh po zhvilloheshin “konsultime intensive në të gjitha nivelet” dhe se një Eurozonë më e vogël është tashmë një mundësi.

Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel, mohoi raportet se po planifikohet zvogëlimi i Eurozonës, duke thënë se qëllimi i Berlinit është “stabilizimi i Eurozonës në tërësinë e saj”.

Por Presidenti francez, Nikolas Sarkozi foli hapur për një “Bashkim Evropian me dy shpejtësi”.

Editori për Evropën i BBC-së, Gavin Hewitt, thotë se tashmë është e qartë që kriza financiare në Eurozonë po ngjall debatet lidhur me të ardhmen e bllokut./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-10 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›