E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, Kastrati: Të ruhet qetësia

Pas incidentit të mbrëmshëm në Kroin e Vitakut, zyrtarët e Komunës së Mitrovicës, kanë thirrur në një takim banorët shqiptarë të lagjeve veriore . Mësohet se gjatë këtij takimi është kërkuar që të ruhet qetësia dhe të kenë besim tek institucionet, në mënyrë që situata të menaxhohet më lehtë, njoftoi Kuvendi i Komunës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore, pavarsisht provokimeve të vazhdueshme, e kanë dhënë provimin e pjekurisë dhe përgjegjësisë qytetare.

Nga ana tjetër, përfaqësues të lagjeve mësohet të kenë thënë se nuk do të bien pre e provokimeve të grupeve kriminale.

Qytetarët kanë kërkuar që në lagjen Kroi i Vitakut, policia të jetë e pranishme 24 orë.

Ndërkohë përfaqësues të policisë kanë premtuar plotësimin e kësaj kërkese dhe kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të zgjidhur këtë situatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›