E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i Olldashit: Neni i kontratës: Monopoli vazhdon edhe pas 40 vitesh

Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Olldashi

Afera Olldashi me monopolin e internetit merr një tjetër diapazon kohor.Kompania, që me firmën e ministrit të Transporteve ka marrë lejen për shfrytëzimin ekskluziv të rrugëve për shtrimin e kabllove optikë, do ta gëzojë këtë të drejtë edhe pas afatit rekord 40-vjeçar. Gazeta zbulon se në shtojcën që shoqëron urdhrin për lidhjen e kontratës me firmën Albanian Telecommunication Union, ekziston një klauzolë, e cila mund ta shtyjë këtë afat sërish. Pra, Olldashi në urdhrin e tij 120 jo vetëm që ka krijuar monopol në këtë treg, por ka krijuar kushtet ligjore që ai të zgjatet më shumë se 40 vite, duke u bërë kështu unik në fushën e koncesioneve. Neni 16 i shtojcës, që shoqëron urdhrin, ka edhe një tjetër paragraf të habitshëm. Firma, pas përdorimit ekskluziv të rrugëve për shtrimin e fibrave optike, mund edhe ti shkatërrojë ato. Ndryshe nga të gjithë koncesionet, që pas përdorimit për një kohë të caktuar kalojnë në shërbim të shtetit, në këtë rast firmës i lind e drejta ta shkatërrojë investimin.
Neni i habitshëm
Në nenin 16, të shtojcës së urdhrit Nr. 120 të ministrit Olldashi, përcaktohet kohëzgjatja dhe pasojat e tjera të saj kontrate. Kjo leje ka një afat vlefshmërie prej 20 vitesh duke filluar nga dita e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vëtëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht sipas këtyre kushteve dhe këtij teksti edhe për një periudhë tjetër 20-vjeçare. Pra, pika e parë e nenit 16 i krijon kushtet për një afat minimal 40-vjeçar. Leja është firmosur më 23.08.2010 dhe, sipas kësaj pike, vazhdon deri në 23.08.2050. Por, nuk mbaron me kaq. Pika e dytë e kësaj pike i jep të drejtë firmës që, pas 40 vitesh përdorimi të rrjetit, tia dhurojë atë shtetit, ose të vijojë të disponojë 2 linjat e tij + 4 linjat e lira, kundrejt pagesës vjetore të parashikuar në këtë leje edhe për një afat tjetër, nëse tregu nuk ka ndryshuar dhe këto tarifa nuk janë mbi mesataren e tregut. Kur tregu ka ndryshuar në favor të përdoruesve dhe efektet e tij cenojnë pa të drejtë të ardhurat e shtetit, Ministria, sipas kësaj lejeje gëzon të drejtën të rrisë deri në 25% tarifat vjetore vetëm për dy linjat e lira, ndërsa me subjektin Albanian Telecommunication Union vijon të mbajë në të njëjtin nivel tarifën 4% të ardhura në vit. Përkthimi i kësaj pike është i qartë. Pas vitit 2050, firmës ATU i lind e drejta që ta zgjasë sërish edhe për një afat tjetër (të papërcaktuar) shfrytëzimin e rrugëve kombëtare. Me pak fjalë, pas vitit 2050, sërish fibrat optike do të jenë monopol i kësaj firme. Në rastin më të keq, ajo nuk do të paguajë 4 për qind të xhiros, por 5 për qind.
E drejta e shkatërrimit
Duket paradoksale por vërtetësinë ia jep firma e Olldashit. Ministri i Transporteve jo vetëm që i ka dhënë ekskluzivitetin për më shumë se 40 vite firmës ATU, por edhe të drejtën të shkatërrojë gjithçka pas kësaj periudhe. Neni i habitshëm i shtojcës së udhëzimit thotë shprehimisht se, pas vitit 2050, firma mund ta shkatërrojë të gjithë investimin. Sipas nenit, subjekti ATU 1 vit para përfundimit të kontratës gëzon të drejtën: Të heqë rrjetin e fibrave optike nga aksi rrugor kombëtar dhe ta kthejë aksin në gjendjen e mëparshme. Ndryshe nga të gjithë koncesionet, që i japin të drejtën e shfrytëzimit të të mirave të shtetit për një farë kohe, dhe më pas i gjithë investimi kalon në favor të shtetit, kjo leje e Olldashit i jep të drejtën firmës ta shkatërrojë investimin. Nuk dihet pse u jepet kjo e drejtë, por sigurisht që në këtë kontratë të habitshme çdo nen mund të mahnitë këdo.

Çfarë thuhet në kontratë

Neni 16- Kohëzgjatja dhe pasoja të tjera

Faksimile e nenit të kontratës që lejon zgjatjen e monopolit edhe pas 40 vitesh.

a) Kjo leje ka një afat vlefshmërie prej 20 vjetësh, duke filluar nga dita e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vetëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht sipas këtyre kushteve dhe këtij teksti edhe për një periudhë tjetër 20-vjeçare.
b) Subjekti Albanian Telecommunication Union, 1 vit para përfundimit të afatit të shkronjës a (40 vjet), gëzon të drejtën të zgjedhë dhe i komunikon Ministrisë me shkrim një nga mënyrat si vijon:
i) Të heqë rrjetin e fibrave optike nga aksi rrugor kombëtar dhe ta kthejë aksin në gjendjen e mëparshme:
ii) Tia dhurojë rrjetin në gjendjen që është pa kundërshpërblim Shtetit apo;
iii) Të vijojë të disponojë dy linjat e tij + 4 linjat e tjera, kundrejt pagesës vjetore të parashikuar në këtë leje dhe për një afat tjetër, nëse tregu nuk ka ndryshuar dhe këto shifra nuk janë mbi mesataren e tregut. Kur tregu ka ndryshuar në favor të përdoruesve dhe efektet e tij cenojnë pa të drejtë të ardhurat e shtetit, Ministria sipas kësaj lejeje gëzon të drejtën të rrisë deri në 25 për qind tarifat vjetore vetëm për linjat e lira, ndërsa vijon me subjektin Albanian Telecommunication Union të mbajë në të njëjtin nivel tarifën 4 për qind të ardhura në vit.

Monopoli

Gjatë vitit 2009, Drejtoria e Rrugëve kishte dhënë katër firmave të drejtën për të ndërtuar anës rrugëve kombëtare kanale për shtrimin e fibrave optike. Me katër vendime të një dite, ministri Olldashi vendosi të bëjë nul të katër kontratat, duke argumentuar vendimin e tij për mungesë konkurrence. Tetë muaj më vonë, i njëjti ministër vendos të japë vetëm për një firmë të drejtën e hapjes së të gjithë rrugëve kombëtare dhe shtrimit të fibrave optike për një afat 40-vjeçar e me të drejtë shtyrjeje. E drejta është ekskluzive, pra detyron qeverinë dhe të gjithë shtetin të mos japë të drejta të tjera të njëjta në rrugët kombëtare.

Interneti

Shtrimi i fibrave optike në të gjitha rrugët kombëtare bën të mundur që të arrihen të gjitha pikat kufitare të vendit. Duke ditur se lidhjet e internetit vijnë nga jashtë, atëherë vendimi i Olldashit bën që e gjithë e drejta e furnizimit me fibra optike të internetit në vend ti jepet një firme. Lista e rrugëve që përdor firma e vetme, arrin në pikat kufitare me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë. Pas kësaj, firma mund të shesë e vetme të drejtën e shpërndarjes së internetit në vend. Duke qenë se teknologjia e informacionit po bëhet vazhdimisht më e domosdoshme për industrinë në vend, atëherë kjo kontratë merr vlera të mëdha financiare.

Afera, Olldashi: botuesi i gazetës më bën shantazh

Dy ditë pasi gazeta publikoi me dokumente krijimin me firmën e Olldashit të monopolit në tregun e fibrave optike, ka reaguar ministri i Punëve Publike dhe Transporteve.Në një dalje publike, Sokol Olldashi e ka quajtur publikimin e fakteve nga gazeta si një shantazh që i bëhet atij si ministër nga pronari i gazetë Panorama, për shkak të zbulimit të një ndërtimi jashtë kushteve ligjore. Por, administruesit e ndërtimit në fjalë tregojnë me dokumente të gjitha lejet e ndërtimit që duhen për të ngritur objektin. Nga ana tjetër, gazeta ka zbuluar dokumentin që tregon qartë se sulmi ka filluar më datë 6 shtator, pas botimit të skandalit.
Olldashi
Olldashi ka treguar para gazetarëve se Inspektorati Kombëtar Urbanistik, gjatë një kontrolli rutinë në komunën e Dajtit, ka konstatuar disa ndërtime që ishin jashtë kush

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›