Ministri i Jashtëm grek dhe ai italian vizitojnë Shqipërinë
Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini dhe ai i diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis, pritet të vizitojnë Shqipërinë më 12 shtator. Mësohet se vizita ka në qendër të saj nxitjen e dialogut politik mes palëve në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në vendin tonë ata do të takojnë aktorët kryesorë të politikës. Italia ka udhëhequr disa herë nisma dhe ka bërë thirrje që të tejkalohet ngërçi dhe vendi të përparojë drejt BE.