E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Protokolli jo në dëm të Kosovës

“Ne kemi dhënë garanci se kurrë nuk do të bënim hapa që do ta dëmtonin Kosovën. Mendoj se ky është një tregues se ne nuk jemi këtu për të qenë problem për Kosovën, por për ta ndihmuar atë”, është shprehur shefi i zyrës së informimit të EULEX-it, Christophe Lamfalussy.

Ai tha se dy protokollet e tjera, ai për doganat dhe gjyqësorin, nuk pritet të nënshkruhen këtë muaj.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka komentuar ndryshe demonstratën e paralajmëruar të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe 22 organizatave të tjera joqeveritare. “Do t’i ftoja të gjithë njerëzit që me të vërtetë kanë agjendë politike, të formojnë parti politike, të hyjnë në garë dhe ta matin autoritetin e vet para popullit të Kosovës dhe asesi të mos ketë pretendime të dhunës në Republikën e Kosovës”, ka theksuar kreu i qeverisë.

Protokolli EULEX-Serbi për bashkëpunim policor është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni zyrtar ka vlerësuar se marrëveshjet teknike, të bëra ndërmjet misionit evropian dhe Beogradit, respektojnë plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. (bbc/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›