EULEX, Vreeswijk:Nuk do kursejmë askënd që ka bërë krim
PRISHTINE- Dy ditë pasi që ka marrë konfirmimin se është emëruar kryeprokuror i EULEX-it, , Johannes Van Vreeswijk, ka thënë se EULEX-i nuk e ka ndërmend të ndalet në hetimet rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, holandezi që e ka ushtruar detyrën e kryeprokurorit prej kur EULEX-i ka filluar ky mision hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka prezantuar detaje të hetimeve të EULEX-it në rastin Limaj, guvernatorit Rexhepi, rastin e PTK-së, atë të Ilir Tolajt si dhe për rastin Bllaca.
Vreeswijk ka ripërsëritur se ka prova të mira në rastin Limaj dhe se ministri i dyshuar do të merret në pyetje. I pyetur se kur do të ndodhë kjo, Vreeswijk është përgjigjur se “Nuk mund të flas publikisht për planet e marrjes në pyetje të të dyshuarve, por ai do të merret në pyetje”
Ai nuk ka dashur që të fliste për ministrat e tjerë që mund të jenë duke u hetuar nga EULEX-i por ka thënë se ka edhe raste të tjera të ngjashme me atë të Limajt.
Prokurori holandez ka paralajmëruar se misioni po i heton 25 raste të ndryshme në veri, gjashtë prej të cilave i ka futur në listën e ngushtë, dhe do t`i shqyrtojë këtë të martë.
Ai pranon se ka pasur presion diplomatik, kryesisht konsultues, por është i bindur se EULEX-i ka mbështetjen edhe të Brukselit për të vazhduar punën. Vreeswijk ka thënë se rasti i guvernatorit Rexhepi ka të bëjë me individin dhe jo me sistemin, andaj nuk ka arsye për t`u shqetësuar për sistemin bankar në Kosovë.
Ai përsërit se po hetohen të gjithë zyrtarët në të gjitha partitë. “Nuk do t`i kursejmë as ndërkombëtarët”, ka thënë Vreeswijk ne intervistën për “Koha Ditore”.
(e.n/BalkanWeb)