EULEX aksion blitz në pranga 4 zyrtarë të MSH
PRISHTINE- Forca policore dhe hetues të EULEX-it kanë kryer sot një aksin blitz në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar 4 persona.
Operacioni është mbështetur nga Anëtarët e Task Forcës Anti Korrupsion mbështetur në Zyrën speciale të hetimeve të Kosovës, ndërsa në pranga kanë arrestuar Ilir Tolajn, sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Zenel Kuçin, udhëheqës i Zyrës së Prokurimit dhe Hajrullah Fezën e Bekim Fushën udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në MSH, njoftojnë mediat kosovare, duke iu referuar një deklarate të shefit të Zyrës për informim në EULEX, Nicolas Hawton.
Sipas tij bastisja është zhvilluar sot në mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkaq prokurori i EULEX-it nga Zyra Speciale e Hetimeve e Kosovës, do të kërkojë ndalimin e tyre apo dhënien e masave të tjera që ndalojnë kthimin e këtyre zyrtarëve në detyrë, deri në përfundim të hetimeve.
“Katër punonjësit e ministrisë arrestohen për korrupsion, përfshirë këtu abuzimin me pozitën zyrtare, manipulimin me tenderë dhe përfshirjen në kontrata të dëmshme të cilat kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës”, ka thënë Hawton.
(ma.ar/BalkanWeb)