E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Në 2011-ën, nën hetim 10 gjyqtarë, shkelje 14 prokurorë

TIRANE- Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi gjatë një konferencë shtypi analizoi sot arritjet e institucionit që ai drejton. Ai u shpreh se gjatë këtij viti ky institucion ka konstatuar shkelje nga 14 prokurorë, ndërsa ka filluar procedimi penal për 10 gjyqtarë.

“Gjatë 2011-ës janë kontrolluar 8 prokurori dhe 45 prokurorë, janë konstatuar shkelje nga 14 prokurorë. Është ushtruar inspektim ndaj 20 gjykatave, ka filluar procedimi penal për 10 gjyqtarë”, theksoi Halimi.

Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se do të zbatohet lirimi i shtëpive të ish-pronarëve, ndërsa shtoi se ato familje që lirojnë këto ambente do të marrin kredi të zbutura nga shteti. Halimi u shpreh se gjatë 2011-ës Agjencia e Kthimit të Pronave ka shqyrtuar mbi 1500 vendime:
“AKP ka arritur në 90% të shqyrtimit të kërkesave nga pronarët”, tha Halimi.

Kreu i drejtësisë, theksoi më tej se gjatë 2011-ës përfundoi riformatimi i Ministrisë së Drejtesisë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Halimi në analizën e vitit 2011-të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›