E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX arreston Zharko Veselinoviqin

EULEX në vendin Rudare, në veri të Kosovës e ka arrestuar Zharko Veselinoviqin, vëllain e Zvonko Veselinoviqit, të akuzuar për djegien e doganave në veri.

Zvonko dhe Zharko në fund të vitit 2011 ishin arrestuar në Serbi me dyshimin se mbanin dhe prodhonin armë të ndaluara, njoftojnë medie serbe.

Zvonko Veselinoviq ishte një vit në paraburgim, raporton koha.

Ai njihet si bos i krimit të organizuar në veri dhe për lidhje të dyshimta në Kosovë dhe në Serbi./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›