"Striptizeta" dhe kameriere serbe nëpër lokalet e Tetovës

Në një operacion policor në disa lokale nate dhe hotelieri në rajonin e Tetovës mbrëmë janë ndaluar shtetase serbe që po punonin ilegalisht.
Policia informoi sot se janë kryer kontrolle në pesë objekte, prej të cilëve dy objekte shërbyese hoteliere dhe në tre objekte tjera banimi, pas informacioneve për angazhimin e shtetasve të huaja, kryesisht serbe, nëpër lokalet e Tetovës, ku ato po punonin në mënyrë të paligjshme.
Sipas MPB-së, gjatë aksionit në lokalin “Babilon” janë gjetur pesë vajza nga Serbia, që po punonin siç thuhet si valltare (striptizeta) dhe kamariere, ndërsa një vajzë tjetër është gjetur në lokalin “Dinamika”, tek e cila janë gjetur mbi 90 mijë denarë, 150 franga dhe 80 euro, transmeton INA.
Policia informoi se gjatë bastisjes së banesave private të serbeve të strehuara janë gjetur para, rroba të ndryshme, kartela telefoni, vërtetime për transferime të parave, etj.
MPB bëri të ditur se shtetaset serbe kishin hyrë ilegalisht në vend, por nuk kishin siguruar leje dhe qëndrim pune. Ndaj tyre pritet të shqiptohet masa e ndalesës në Maqedoni./indeksonline/