E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi: Nuk kemi varrezë masive

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se kanë përfunduar hetimet lidhur me praninë e një varreze masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës.

Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Covic, ka deklaruar se nga hetimet nuk ka rezultuar asnjë provë për praninë e kësaj varreze, që dyshohej se ndodhej në Andrijevicë.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve të autoriteteve kosovare, se në afërsi të lokalitetit në fjalë ndodhej një varrezë me trupat e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›