E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX dhe qeveria kosovare, pakt për të luftuar korrupsionin

Në selinë e EULEX, në Prishtinë u mbajt takimi i pesëmbëdhjetë i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i cili u kryesua nga shefi i EULEX, Yves de Kermabon dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Njëra prej çështjeve kryesore të cilat u diskutuan ishte nevoja për ta shtuar luftën kundër korrupsionit, me këtë rast edhe EULEX edhe autoritetet e Kosovës janë pajtuar ta mbështesin rritjen e resurseve për Prokurorinë Speciale.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se do të ofrohet mbështetje politike dhe financiare shtesë për grupin punues, që ta luftojë korrupsionin. Ndërsa shefi i EULEX e mirëpriti vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për tu marrë me këtë çështje serioze. Duhet ta ndërtojmë një strukturë për të treguar që EULEX-i dhe Qeveria janë të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin, tha Yves de Kermabon. Në mes çështjeve të tjera që u diskutuan nga ana e Bordit, u zhvillua një diskutim lidhur me planet për përmirësimin e procesit të planifikimit të emergjencave civile. Si EULEX ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës u pajtuan të punojnë së bashku në këtë drejtim, të mbështetur nga KFOR dhe Forca e Sigurisë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›