EULEX dyshime per varr masiv ne Medvegje

Ekspertë të mjekësisë ligjore të misionit EULEX ka mbikëqyrur sot një zonë në rajonin e Medvegjës, në jug të Serbisë, ku dyshohet se ndodhet një varr masiv.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë misioni evropian përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se në këtë varr dyshohet se janë trupat e kosovarëve, viktima të luftës së viteve 98-99.
“Sipas informacioneve të siguruara, të pranuara nga Komisioni për Personat e Zhdukur, tregojnë se një numër i pacaktuar shqiptarësh mund të jenë varrosur këtu”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Alan Robinson, drejtues i departamentit të mjekësisë ligjore në misionin EULEX, saktëson se një ekip i gjerë ekspertësh po mbikëqyrin zonën.
“Roli i tyre është shumë i qartë, të veprojnë si vëzhgues dhe të sigurohen se gjatë operacionit në terren po aplikohet metodologjia e duhur”, ka deklaruar Robinson.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë-Maqedoni, Thaci takon Xhaferin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Protesta në veri të Mitrovicës
Dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten ne uren mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj. Wikileaks, Dinkic: Ndarja zgjidhja më e mirë
Wikileaks ka publikuar një seri të re të kabllogrameve të ambasadave amerikane. Në një kabllogram të qershorit 2007, flitet për vizitën që ministri i atëhershëm serb i Ekonomisë, Mladan Dinkic, i bëri ambasadorit amerikan Michael Polt. Koha më e madhe e bisedimeve i është kushtuar zhvillimeve ekonomike në Serbi dhe Kosovës.
Gaboni njeh Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmon zyrtarisht njohjen e 82-të të shtetit të Kosovës, nga Republika e Gabonit. Kosovë, kufiri me Serbinë
KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës.
Lajmet kryesore
Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Prokurorë të Krimeve të Rënda marrin në dore hetimin
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Krimi në Vlorë, Topi mbledh krerët e sigurisë
”Eshtë rritur barra fiskale”
Sindikatat padisin ACR-në