E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove-Maqedoni Thaci takon Xhaferin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Prishtinë, Thaci ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

“Një gjë e tillë është në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal, që është një ndër parakushtet kryesore për integrimin e rajonit në BE dhe NATO”, ka deklaruar Thaci.

Më tej, dy zyrtarët janë shprehur njëzëri se bashkëpunimi është i nevojshëm edhe për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Pas embargos që Kosova u vuri mallrave serbe, Maqedonia ka parë me interes të depërtojë mallrat e saj në shtetin e ri.

Por një gjë e tillë mund të ndryshojë me marrëveshjen e vulave doganore të arritur në raundin e bisedimeve të dy shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova EULEX, dyshime për varr masiv në Medvegjë
Ekspertë të mjekësisë ligjore të misionit EULEX ka mbikëqyrur sot një zonë në rajonin e Medvegjës, në jug të Serbisë, ku dyshohet se ndodhet një varr masiv. Protesta në veri të Mitrovicës
Dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten ne uren mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj. Wikileaks, Dinkic: Ndarja zgjidhja më e mirë
Wikileaks ka publikuar një seri të re të kabllogrameve të ambasadave amerikane. Në një kabllogram të qershorit 2007, flitet për vizitën që ministri i atëhershëm serb i Ekonomisë, Mladan Dinkic, i bëri ambasadorit amerikan Michael Polt. Koha më e madhe e bisedimeve i është kushtuar zhvillimeve ekonomike në Serbi dhe Kosovës.
Gaboni njeh Kosovën
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli konfirmon zyrtarisht njohjen e 82-të të shtetit të Kosovës, nga Republika e Gabonit. Kosovë, kufiri me Serbinë
KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës.

Lajmet kryesore

Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Prokurorë të Krimeve të Rënda marrin në dore hetimin
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Krimi në Vlorë, Topi mbledh krerët e sigurisë
”Eshtë rritur barra fiskale”
Sindikatat padisin ACR-në

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›