E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX fton në gjyq katër ish-pjesëtarë të UÇK-së

Misioni evropian i sundimit të ligjit, EULEX ka ftuar për në datën 15 shkurt, 4-ish pjesëtarë të UÇK-së, që të paraqiten në seancë gjyqësore në lidhje me sulmin ndaj qeverisë të krijuar në korrik të vitit 2009.
 

Protestues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së në atë kohë e gjuajtën me bomba molotovi Qeverinë e Kosovës.
Por, udhëheqësi i kësaj organizatë ka thënë se nuk do të paraqiten sepse nuk i besojnë drejtësisë së EULEX-it.
 

“Është proçes gjyqësor i motivuar politiksht. Ne nuk do t`i përgjigjemi prokurorisë së EULEX-it sepse është e njëanshme dhe punon për interesat e politikës vendore”, ka thënë Xhevder Qeriqi, kryetar i KMLD të UÇK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›