Egjipti në kaos, populli kthehet në rrugë

Demonstruesit u mblodhën mëngjesin e sotëm në Sheshin Tahrir, në zemër të kryeqytetit të Egjiptit me britmat “ik, ik”, thotë agjencia e lajmeve, Reuters.
Turma të ngjashme po mblidhen në qytetet e Aleksandrisë dhe Suezit, thonë korrespondentët e Al-Xhazirës. “Ata kërkojnë ndryshimin e regjimit, jo ndryshimin e kabinetit”, thotë korrespondenti Rageh.
Në Suez raportohet se po mblidhen protestuesit, dhe se ushtria nuk po konfrontohet me ta. Një oficer ushtrie citohet të ketë thënë se trupat “nuk do të qëllojnë qoftë edhe një plumb të vetëm kundër egjiptianëve”, pavarësisht se nga mund të vijë urdhri për diç të tillë.
Protestat e fundit kundërshtojnë komentet e Mubarakut të bëra në mesnatë, ku theksoi se do të ndryshonte qeverinë por do të qëndronte në pushtet.
Qytetet anekënd Egjiptit u bënë dëshmitarë të protestave të pa precedenta me dhjetëra mijëra persona që dolën në rrugë duke kërkuar largimin e Mubarakut, prej 31 vitesh në pushtet.
Mëngjesin e sotëm numri i viktimave konfirmohet të ketë arritur në 23 persona të vrarë në Aleksandri, 15 në Suez dhe 15 të tjerë në Kairo.
Obama – Mubarakut: Kryeni reforma në Egjipt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brak Obama, i ka bërë thirrje Presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, të marrë masa konkrete për një demokraci më të avancuar dhe reforma ekonomike të vend.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson, informon se Presidenti foli me zotin Mubarak pasi ky i fundit mbajti një fjalim televiziv drejtuar vendit për të njoftuar se do të vërë në zbatim reforma, por tha se demonstruesit janë pjesë e një komploti për të destabilizuar Egjiptin.
/Start/F. Prroni/
2011-01-29 11:19