E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti do të zgjedhë Presidentin me 20 mars

Rezultatet paraprake shkaktuan trazira në vend pasi kandidati i mbështetur nga qeveria arriti t’i çonte zgjedhjet në raundin e dytë përballë kandidatit kundërshtar, një këngëtari të njohur.

Monitoruesit ndërkombëtarë thanë se rezultatet ishin manipuluar.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ishte parashikuar të mbahej dy javë më parë por u shty për shkak të trazirave.

Këshilli zgjedhor i Haitit shpalli datën 20 mars, ditën e zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-29 14:33
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›