Krasniqi mund të amnistojë të burgosurit

Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi, ka vlerësuar lartë kërkesën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, lidhur me amnistinë e të burgosurve, ndërsa ka premtuar se do të bëjë të gjithë të mundurën.
“E vlerësojë lartë kërkesën e KMLDNJ-së lidhur me amnistinë e të burgosurve. Por do të konsultohem me ekspertët ligjorë që të shoh se sa janë mundësit dhe se çka mund të bëjë për të amnistuar të burgosurit të cilët e meritojnë”, ka thënë Krasniqi .