Kujt i duhen ambasadorët spiunë
Litari që kanë lënë jashtë varrit regjimet komuniste, vazhdon të shtrëngojë dhe të ngatërrojë qeveritë e sotme në vendet ish- komuniste edhe 20 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Litari ka formën e strukturave dhe mekanizmave që u transplantuan nga njëri regjim tek tjetri dhe që realisht janë sot faktor në korridoret e pushtetit në të gjitha vendet komuniste, pavarësisht se njëra apo tjetra qeveri e pranon apo hesht. Këtë realitet tronditës e rihapi skandali diplomatik në Bullgari, ku u zbulua se afër 50 për qind e ambasadorëve dhe e diplomatëve në detyrë tani, kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit komunist. Më 14 dhjetor 2010, Komisioni i Dosjeve i Bullgarisë publikoi emrat e 192 diplomatëve, të cilët kanë shërbyer në MPJ të Bullgarisë pas shembjes së komunizmit dhe që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Tre ministra të Jashtëm dhe dy zëvendësministra të Jashtëm të periudhës demokratike janë në listën e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.
Nga lista e spiunëve, 88 diplomatë janë aktualisht në shërbimin diplomatik dhe ndër ta, 33 janë ambasadorë dhe katër konsuj të përgjithshëm. Këto ambasadorë, spiunë të sigurimit të shtetit komunist, janë sot në postet më kyçe diplomatike, si në Nju Jork, Londër, Romë, Berlin, Moskë, Pekin, Tokio, Madrid etj. Nga 26 ambasada bullgare në vendet e BE-së, 13 prej tyre, pra gjysma, drejtohen sot nga ambasadorë spiunë të ish- sigurimit komunist. Në shtetet e Ballkanit pothuaj të gjithë ambasadorët janë ish- bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Në websajtin e Komisionit të Dosjeve lexohet edhe emri i ish-ambasadorit bullgar në Tiranë, (1998-2006), Bobi Bobev, dhe pseudonimi i tij, Dobromir Asparuh. Është një realitet tronditës, i cili zbulon se sa të thella janë rrënjët e regjimit të vjetër dhe se sa të riorganizuara janë strukturat e regjimit të vjetër për të mbajtur në duart e tyre levat dhe instrumentet e pushtetit politik dhe ekonomik në vendet ish komuniste. Më 15 dhjetor, pas një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri deklaroi se do t'i kërkojë Presidentit të Republikës që t'i kthejë të gjithë ambasadorët spiunë. Ai deklaroi se ndjehet i turpëruar dhe nuk e di si do t'u dalë përpara homologëve të tij të BE-së në samitin e dhjetorit. Dhe që strukturat e vjetra ish-komuniste janë të fuqishme e tregon edhe rasti i Bullgarisë, kur siç thekson ministri i jashtëm, Nikollaj Mladenov, në vitet e fundit dhe sidomos gjatë mandatit të presidentit Georgi Purvanov, gjysma e ambasadorëve të emëruar janë ish-spiunë, dhe janë dërguar jashtë më shumë ambasadorë spiunë se sa në vitet e para të tranzicionit postkomunist. Kjo do të thotë se agjentët e sigurimit të shtetit komunist kanë një proteksion të fortë të niveleve më të larta. Në rastin e Bullgarisë proteksionin e tyre e ka marrë hapur vet presidenti i Bullgarisë, Georgi Purvanov. Kjo vjen, së pari nga që vetë presidenti ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret komunist me pseudonimin "Goce". Kjo vjen, nga që strukturat dhe organizimet e nëndheshme të pushtetit të vjetër komunist, të cilat kanë një përvojë shumë të pasur të organizimit dhe të veprimit ilegal dhe nëntokësor, tani ndjehen më të sigurt dhe nisin të aktivizohen në mënyrë më masive në shërbimet dhe drejtimet më delikate të shtetit.
Presidenti bullgar doli menjëherë hapur në mbrojtje të ambasadorëve spiunë, madje duke hedhur argumentin idiot se këta ambasadorë spiunë e futën Bullgarinë në NATO dhe në BE. Me një fjalë, sipas protektorëve të strukturave ilegale dhe legale të ish- sigurimit të shtetit, opinioni dhe demokracia, jo vetëm duhet t'i pranojnë, por edhe duhet t'u jenë mirënjohës spiunëve të sigurimit të shtetit, madje edhe vetë sigurimit të shtetit komunist,që ka përgatitur kuadro të tilla.
Skandali diplomatik bullgar hap një çështje të pazgjidhur hamletiane për gjitha vendet ish komuniste. Hap çështjen e qëndrimit ndaj strukturave dhe organizimeve të regjimit të vjetër komunist, hap çështjen e qëndrimit ndaj vetë regjimit komunist. Kujt i duhen ambasadorët spiunë?
Përrallat se ata kanë mbrojtur dhe mbrojnë interesat kombëtare janë alogjike deri në shkallën e neverisë, sepse ata kanë qenë dhe janë spiunë dhe jo ambasadorë. Janë dy profesione krejtësisht të ndryshme, me karakteristika, vokacione dhe me pasoja krejtësisht të ndara.
Ambasadorët spiunë të sigurimit të shtetit kanë qenë dhe janë ushtarakë të forcave të armatosura të diktaturave komuniste, të cilët kanë qenë trajnuar dhe indoktrinuar të përdorin çdo mjet, qoftë edhe krim, edhe dhunë, për mbrojtjen e sistemit dhe të ideologjisë komuniste. Veshja e kostumit demokratik pas rënies së komunizmit është thjesht makiazhi i porositur për të mbuluar identitetin dhe misionin real të profesionit të tyre të spiunit.
Është vërtet mjerim të shohësh atë kategori ambasadorësh edhe sot e kësaj dite në krye të posteve diplomatike në vendet e NATO-s dhe të BE-së, apo qoftë dhe në çdo mision tjetër diplomatik. Këtë dukur e has në të gjitha vendet ish-komuniste. Ata duhej të kishin ikur bashkë me regjimin e vjetër. Nëse ata nuk kanë ikur, por ende mbajnë postet e ambasadorëve dhe marrin darovitje e dekorata nga qeveritë demokratike, kjo hap dyshime të mëdha në opinionin publik nëse vërtet është përmbysur regjimi komunist. "Në rastin e Bullgarisë dhe të vendeve të tjera, që kanë pasur regjime represive, - shkruante "Sofiaecho" më 17 dhjetor, - është shumë e vështirë të pranohet nga publiku të shohin njerëz, që kanë qenë pjesë e shtypjes, të vazhdojnë në poste me influence dhe me prestigj". Edhe shoqëria civile është bashkuar me grupin e atyre, që kërkojnë heqjen e menjëhershme të ambasadorëve spiunë. Ata ambasadorë nuk mund të gëzojnë besimin e shtetit, ku janë akredituar, sidomos në vendet perëndimore. Sepse ata ambasadorë kanë komplotuar deri dje për minimin e bazave kushtetuese të vendeve kapitaliste, kanë organizuar veprimtari subversive deri në vrasjet e disidentëve dhe të kundërshtarëve të regjimit komunist, dhe janë të pabesueshëm tani kur mbajnë referate hymnizante për konceptin e ri strategjik të NATO-s. Ndaj dhe skandali diplomatik bullgar ka shkaktuar një shqetësim real në vendet perëndimore. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore. EPP, Antonio Lopez, deklaroi në radion bullgare se "ne presim, që kushdo, që në të kaluarën është i lidhur me shërbimin e fshehtë komunist, të largohen nga postet e tyre". Ministri i jashtëm bullgar, Nikollaj Mladenov, bëri të ditur se menjëherë pas publikimit të listës së ambasadorëve spiunë, një ministër i Jashtëm i një vendi të BE-së e kishte kontaktuar atë për ta pyetur ministrin se kur do ta tërhiqnin nga shteti tij ambasadorin bullgar, të cilit i kishte dalë emri në listën e spiunëve. Përplasja mes qeverisë dhe presidencës në Bullgari për skandalin diplomatik dëshmon se sa të forta janë strukturat dhe lobet e regjimit të vjetër. Qeveria e djathtë bullgare ka shprehur vendosmërinë, që të largojë ambasadorët spiunë nga shërbimi diplomatik. Por presidenti socialist është i vendosur ta refuzojë këtë kërkesë. Për ironi të solidaritetit ideologjik, edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Europianë, Martin Shultz, doli në mbrojtje të ambasadorëve spiunë. Në rastin e Bullgarisë kemi një përplasje natyrale mes së djathtës antikomuniste dhe së majtës prokomuniste. Por fatkeqësisht në vendet ish komuniste shohim praktikën e shëmtuar, që qeveri të majta dhe të djathta kanë një dobësi dhe venerim të madh për spiunët. Fakti i vazhdimësisë dhe i forcimit të spiunëve në postet shtetërore, politike dhe ekonomike gjatë 20 vjetëve tregon se pasionet qeveritare për programet dhe ideologjitë perëndimore, të djathta apo të majta, kanë qenë më të dobëta se sa afeksioni për spiunët e sigurimit të shtetit dhe për komunizmin. Sepse nuk shpjegohet ndryshe që, në një shtet ish-komunist, të cilin e njohim shumë mirë të gjithë, një ministër i Jashtëm i djathtë mbante rreth vetes oficerë të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, në kohën që ai ministër flakte në mes të katër rrugëve shumë diplomatë profesionistë. Skandali diplomatik bullgar duhet të ndriçojë mendjet dhe shqetësimet e të gjitha forcave intelektuale në vendet ish-komuniste lidhur me rrjedhat reale të punëve të dukshme dhe të padukshme në ato vende. Pyetja bazë është se përse qeveritë e vendeve ish komuniste i kanë pasion spiunët e sigurimit, të cilët i mbajnë në qeveri, që i mbajnë rreth vetes, që i mbajnë në poste kyçe shtetërore dhe ekonomike. Nuk mund të shpëtosh nga përfundimi se u duhen atyre qeverive dhe atyre udhëheqësve, që kanë hipoteka në të kaluarën, që janë vetë pjesë subversive e së kaluarës, dhe që duan të sundojnë njëlloj si në të kaluarën. Është tepër naive të besosh se e kaluara ka vdekur në vendet ish-komuniste.