EULEX-i, aksion në veri

Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok, me qëllim të hetimit për vrasjen e policit Enver Zymberaj, më 26 korrik.
“Ne jemi duke vazhduar hetimet në rrugën ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupqe. Ky hetim “në vendin e ngjarjes” lidhet me vrasjen e pjesëtarit të policisë më 26 korrik”, ka thënë për Radio Kim, zëdhënësja i EULEX-it, Irina Gudeljevic, transmeton Indekonline.
Raportohet se rruga Zubin Potok- Zupqe është e mbyllur përkohësisht.
Mjekët bllokojnë urat në Mitrovicë
Punëtorët shëndetësor serbë, të enjten nga ora 11.00, kanë bllokuar dy urat në Mitrovicë, duke paralizuar qarkullimin në to.
Ata janë ndalur në ura me autoambulanca dhe kanë lëshuar alarmet, ndërsa mbajnë pankarta ku shkruan “Ne nuk jemi institucione paralele” dhe “Kosova është Serbi”.