E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, nuk heton keqpërdorimet

Këtë vit Bashkimi Europian planifikon të shpenzojë rreth 70 milionë euro shtesë, që të ndihmojë përpjekjet e Kosovës që të arrijë qëllimin për t’u bërë vend anëtar i saj. Por nuk e ka ndërmend të gërmojë në dyshimet për keqpërdorim të parave të taksapaguesve europianë,“të cilat janë mbuluar në dhjetë vitet e fundit”. Nga Stefano Valentino/IPS më 08 shtator 2011 në ora 12:32

Raportet e auditimit, zbulimet penale dhe rastet gjyqësore, janë penguar dhe nuk janë ndjekur si duhet. Hulumtimi i IPS-së tregon gjithashtu për gjetjet se EULEX-i, i cili ka pasur fuqi gjyqësore në Kosovë që nga viti 2008, nuk është i gatshëm të çojë më tej raste të mëdha të cilat janë arkivuar në gjykatat vendore.

BE-ja ka injektuar një sasi rekorde të ndihmës- më shumë se dy miliardë euro- në rimëkëmbjen e pasluftës dhe operacionin e udhëhequr të shtet-ndërtimit, ndërmjet viteve 1999 dhe 2008 nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Kjo shifër është e barabartë me dy të tretat e totalit të financimit të siguruara nga komuniteti ndërkombëtar.

E megjithatë, rezultatet e premtuara janë larg nga të qenit të arritura. Kosova, ish-provinca e Serbisë ende ka disa prej niveleve më të larta të varfërisë dhe korrupsionit në Europën Juglindore. Të dhënat tregojnë se ky dështim pjesërisht është për shkak të keqadministrimit nga Kombet e Bashkuara– zyrtarët e kontraktuar të të cilit ishin të ngarkuar për të trajtuar paratë e donatorëve në emër të Vetëqeverisjes së Përkohshme të Kosovës.

Kontrollit joefikas nga BE-ja mbi shpenzimet e UNMIK-ut dhe përgjegjësia e shpërndarë, ka frustruar të dy palët, auditorët europianë dhe hetuesit.

Të zgjuar pas deklaratës së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Departamenti i Drejtësisë i UNMIK-ut me nguti mbylli edhe rastet e ndjeshme, të cilat përfshijnë abuzimet dhe shpërdorimet e supozuara nga bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet personelit ndërkombëtar dhe vendor të OKB-së, të cilët nuk u vunë para drejtësisë. Kjo ka ndodhur gjatë verës së vitit 2008, para se misioni i BE-së (EULEX), të vendosë për të marrë përsipër përgjegjësitë juridike dhe institucionale të UNMIK-ut.

"Ne transferuam në gjykatat vendase dhe në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të gjitha rastet e përfunduara si dhe të gjitha rastet që ishin në pritje, në pajtim me marrëveshjen UNMIK-EULEX," tha Annunziata Ciaravolo, ish-kryeprokurore në UNMIK.

"Teknikisht, nëse një hetim nuk është kryer siç duhet dhe në qoftë se prokurori (vendor) nuk është i gatshëm apo është i paaftë për të rihapur atë, prokurorët ndërkombëtarë të EULEX-it mund ta bëjnë këtë, me kusht që të bëhet një vlerësim i duhur i provave që janë në dispozicion," shpjegoi Kai Mueller-Berner, specialist i drejtësisë në EULEX- nga Zyra për Informim Publik. Mueller-Berner konfirmoi se nga dhjetëra raste të trajtuara nga prokurorët e UNMIK-ut, vetëm dy janë ende në pritje.

EULEX-i ka edhe një vit për të përmbushur misionin e vet. "Ne do të kërkojmë nga vendet anëtare për të zgjatur mandatin e EULEX-it përtej qershorit 2012 dhe të miratojë fonde të reja për zgjatjen e kontratave për gjyqtarë dhe prokurorë," tha Bart Staes, kreu i delegacionit të Komisionit Mbikëqyrës për Buxhet të Parlamentit Europian, i cili vizitoi Kosovën në muajin qershor për të parë përpjekjet e bëra për të mbrojtur interesat financiare të BE’së.

"Është qenësore që në kohën shtesë të kemi mundësi për të zgjidhur rastet e ndërprera të UNMIK-ut në lidhje me keqpërdorimin e parave të taksapaguesve. Zyra Prokurorisë Speciale e Kosovës që drejtohet nga EULEX-i duhet të sqarojë se si e ka ndërmend të merret me rastet të cilat nuk janë trajtuar si duhet nga prokurorët e UNMIK-ut, nëpërmjet përmirësimit të koordinimit me gjykatat vendore."

Gjykata Europiane e Auditorëve nëpërmjet raporteve vjetore të paralajmërimit të hershëm, ka paraqitur për pasqyrat financiare të Agjencisë Europiane për Rindërtim, duke filluar nga viti 2002. Agjencia ka kanalizuar të gjitha pagesat e mëdha të BE-së deri në vitin 2008, para se të zëvendësohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë, e cila aktualisht është në krye të programeve të mbështetëse.

Por shqetësimet ishin injoruar.

Gjykata Europiane e Auditorëve ka raportuar se "aty ku UNMIK-u është direkt në menaxhimin e kontratave, agjencia u përball me mungesë arsyetimesh të mjaftueshme për shpenzimet", se "në një numër të projekteve të konfirmuara, auditi tha se fondet duhej të rikthehen", dhe se shpesh "për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm për përdorimin final të fondeve, Gjykata nuk është në gjendje të shprehë një opinion mbi rregullsinë e pagesave themeltare."

Gjykata është gati të fillojë një rishikim të gjerë të të gjitha aktiviteteve të financuara nga BE-ja që nga viti 2007.

Financimi i BE-së ishte i përqendruar kryesisht për të mbështetur shërbimet publike. Ish-kompanitë shtetërore serbe ishin të menaxhuara nga stafi ndërkombëtar i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e krijuar në vitin 2002 në kuadër të Departamentit të UNMIK-ut për Rindërtim dhe Zhvillim Ekonomik (Shtylla IV). Pagat dhe shpenzimet e vazhdueshme paguheshin direkt nga Komisioni Europian, si pjesë e marrëveshjes kornizë e financimit me administratën e OKB-së.

Në vitin 2005, firma konsultuese KPMG konkludoi se kompanitë publike nuk kishin kontabilitetin e duhur, duke qenë të ekspozuara ndaj mashtrimeve. Një vit më vonë, Auditori Gjeneral i Kosovës nuk mund të gjente ndonjë gjurmë të asaj se si këto kompani kishin përdorur subvencionet e marra rregullisht nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.

Bazuar në dokumentet e IPS-së, marrë nga Ministria e Financave, këto subvencione përfshijnë edhe 366 mijë euro nga Agjencia Europiane për Rindërtim.

Në vitin 2008, Zyra për Shërbime të Mbikëqyrjes së Brendshme të OKB-së publikoi një raport vlerësimi mbi mandatin e UNMIK-ut, duke kritikuar Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit për neglizhim të monitorimit të kompanive publike "llogarive, shkelje të rregulloreve të veta dhe rekomandimeve të auditorëve”.

(Marrë nga Inter Press Service-IPS. Përktheu Jeton Musliu. Titulli është i gazetës Express. Vazhdon në numrin e nesërm)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›