Kandidate kryesore kritikojne njeri-tjetrin ne debatin e republikaneve

Te dy kandidatet kryesore te Partise Republikane te cilet po garojne per te marre emerimin e partise per te konkuruar kunder presidentit Obama sulmuan njeri tjetrin gjate nje debati televiziv kombetar qe u zhvillua mbreme ne Florida nje jave perpara zgjedhjeve paraprake te ketij shteti.
Ish guvernatori i Massachusettsit Mitt Romney u hodh ne sulm kunder rivalit te tij Newt Gingrich i cili javen e kaluar fitoi zgjedhjet praprake ne Karolinen e Jugut. Zoti Romney sulmoi etiken e zotit Gingrich gjate dhe pas karrieres se tij politike perfshire kohen kur ai ishte kryetar i Dhomes se Perfaqesuesve.
shte fjala per menyren se si vepron kur je udheheqes. Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve kishte mundesine ta tregonte kete me 1994 dhe ne fund te kater viteve ai u detyrua te jape doreheqjen me turp. Ai erdhi ne Uashington ne vitet 1970. Po ate vit une fillova punen e pare ne nje nivel te ulet ne nje firme konsulence. Ne fund te viteve 1990 ai u detyrua te jape doreheqjen nga roli i kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve kurse une pata mundesine te drejtoj Lojerat Olimpike Dimerore. Ne 15 vitet pas largimit nga detyra e kryetarit zoti Gingrich ka punuar per te zgjeruar ndikimin ne Uashington.
Zoti Romney e pershkroi punen e zotit Gingrich si keshilltar i kompanise Freddie Mac si nje perpjekje per te shtrire ndikimin ne qeveri. Kompania e kredive Fredie Mac eshte mbeshtetur financiarisht nga qeveria dhe eshte fajesuar nga shume analiste se ka kontribuar ne krizen tregut te shtepive.
Newt Gingrich i hodhi poshte akuzat e zotit Romney.
Ai sapo tha te pakten kater gjera qe nuk jane te verteta. Nuk dua te harxhoj kohe me to. Une mendoj se publiku amerikan meriton nje diskutim rreth ceshtjes se si ta mundim ne zgjedhje Barack Obamen. Publiku amerikan meriton nje diskutim mbi ato qe mund te bejme per ekonomine prandaj une mendoj se ky diskutim eshte i parendesishem madje eshte lloji me i keq i te berit politike.
Zoti Gingrich shkon ne zgjedhjet paraprake te 31 janarit ne Florida pas suksesit dhe fitores se javes se kaluar ndaj zotit Romney dhe dy rivaleve te tjere republikane ish senatorit amerikan te Pensilvanise Rick Santorum dhe kongresmenit te Teksasit Ron Paul ne Karolinen e Jugut.
Deri tani ka patur tre fitues te ndryshem ne tre shtetet ku jane mbajtur zgjedhjet paraprake te republikaneve. Santorum ka fituar ne Iowa Romney ne New Hampshire dhe Gingrich ne Karolinen e Jugut. Fituesi ne garen e republikaneve do te perballet me presidentin demokrat Barak Obama ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit.