E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Të kërkojnë falje publike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka kërkuar sot nga Kryeministri Hashim Thaçi nga Kryetari i Komunës së Skederajit Sami Lushtaku dhe shefi i grupit parlementar Adem Grabovci që t’i kërkojn falje publike për ofendinmet që ja kanë bërë të cilat u zbuluan nga përgjimet e telefonatave qe u publikuan një ditë më parë .

Ai ka thënë se nuk është ofenduar Jakup krasniqi por është ofenduar Kryetari i Kuvendit të Kosovës ndërsa ka refuzuar që t’i komentoj me tepër duke pohur se pavarësisht se çka ka ndodh ai vazhdon të ndihet mirë, raporton “Zëri”.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes se kryesisë së kuvendit ku është caktuar që sot ne ora 14:00 të mbahet një seanc solemne për nder të lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›