E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e Limajt bëri kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë

Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, dy ditë pasi që mori vendimin e Kolegjit të Gjykatës Supreme për refuzim të ankesës për lirim nga paraburgimi të klientit të tyre, ka parashtruar edhe një kërkesë. 

Kësaj here kërkesa është bërë për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Avokati Tahir Rrecaj, ka thënë për Indeksonline, se pasi që gjykata ka bërë shkelje të theksuara në rastin “Kleçka”, jam i detyruar që të parashtroj kërkesë në Gjykatën Supreme.

“Sot në mëngjes kemi parashtruar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë e cila do të shqyrtohet nga Gjykata Supreme dhe presim që javën e ardhshme supremja do të dal me një vendim rreth kësaj kërkesë”, ka thënë Rrecaj.

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala, ndodhen në paraburgim për një muaj, me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në krime lufte ndaj popullatës civile./V.K./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›