EULEX-i, ende pa një datë zyrtare

Bashkimi Evropian ende nuk e ka vendosur datën definitive se kur të do të fillojë operimi i misionit EULEX në Kosovë, ka deklaruar Christina Gallack. Megjithatë, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Javier Solana, ka thënë se misioni i BE-së gjithsesi do ta fillojë misionin e tij gjatë kësaj jave. E pyetur nëse EULEX-i do të fillojë të operojë (vendoset) më 2 dhjetor, siç ishte paralajmëruar më parë - Gallack ka thënë se "2 dhjetori nuk është i garantuar", dhe ka shtuar se, "data do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim". "Gjithsesi, kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave", ka thënë ajo për gazetën "Novosti".