E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ministri Boshkovski, në Hagë në cilësinë e dëshmitarit

Ish-ministri i brendshëm maqedonas, Lube Boshkovski do të udhëtojë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit në mbrojtje të Johan Tarçullovski. Ish-oficeri i policisë maqedonase Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg si i akuzuar kryesor për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit gjatë konfliktit të vitit 2001. Lidhur me këtë vepër u ngarkua edhe ish-ministri Boshkovski, por ai u la i lirë nga gjykata në mungesë të fakteve dhe dëshmive. Ish-ministri Boshkovski pritet të udhëtojë në Hagë për tu paraqitur në cilësinë e dëshmitarit për të akuzuarin Johan Tarçullovski, ish-oficeri i policisë speciale. Sipas informacioneve të mediave maqedonase, Boshkovski do të prezantojë versionin e tij në mbrojtje të Tarçullovskit, i cili sipas tij konsiderohet si i pafajshëm. Mbrojtja e të akuzuarit maqedonas për krime lufte ndaj shqiptarëve është sponsorizuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›