E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA: Pas vendimit të KS, ekziston një realitet i ri

Prishtinë (start)-Partia Reformiste ORA në Kosovë, deklaroi sot se nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku u aprovua deklarata presidenciale për shtrirjen e misionit të EULEX-it, ekziston një realitet i ri. Sipas kësaj partie, është inkurajuese që SHBA, Britania dhe shtetet që njohën Kosovën, garantuan integritetin territorial dhe sistemin unik juridik, shtete këto sipas ORA-s “të cilat mbështetën Kosovën, gjatë të kaluarës dhe tani, dhe janë shtete në të cilat populli i Kosovës ka besim”.

Kryetarja e ''ORA''-s, Teuta Sahatçija kërkoi nga këto shtete që të ndikojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE si dhe lehtësimin e vizave. Ndërsa, nga institucionet e Kosovës, kërkoi që për çështje madhore, që kanë ndikim në funksionalitetin e shtetit, të inkuadrojnë edhe opozitën dhe kapacitet njerëzore që ka Kosova, sepse, sipas saj, ''në këtë mënyrë vendimet do të jenë më të fuqishme''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›