E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i eshte pjese e planit per sigurine e zgjedhjeve

EULEX-i do te jete pjese e planit operativ per sigurine e zgjedhjeve. KQZ-ja ne nje leter derguar shtabit zgjedhor te LDK-se e ka njoftuar Isa Mustafen per rolin e EULEX-it ne keto zgjedhje.

EULEX-i do te bashkepunoje ne shume fusha me KQZ-ne me 12 dhjetor. Koha Ditore njofton se KQZ-ja i ka kthyer pergjigje Isa Mustafes ne kerkesen e tij per sigurimin e kutive dhe fletevotimeve diten e zgjedhjeve. Ne nje leter qe ia ka dorezuar te shtunen shtabit zgjedhor te LDK-se institucioni i zgjedhjeve shkurtimisht e ka njoftuar per rolin e EULEX-it me 12 dhjetor.

KQZ-ja ka konfirmuar dergimin e letres. Ne kete leter thuhet se EULEX-i si pjese e institucioneve te sigurise ne Kosove mund te perfshihet ne sigurine diten e zgjedhjve por KQZ-ja e as partite politike nuk mund ti kerkojne nje gje te tille misionit evropian. Megjithate letra vazhdon se bashke me EULEX-i bashke me policine e Kosoves do te perkujdeset per sigurine me 12 dhjetor . Ky mision gjithashtu do te kete qasje me nje perfaqesues ne dhomen operative nga menagjohen te gjitha problemet eventuale teknike ose incidentet diten e zgjedhjeve.

EULEX-i ka gjithashtu privilegjin qe te kontaktoje me komisionet komunale zgjedhore. Shtabi zgjedhor i LDK-se as nuk ka konfirmuar e as nuk ka mohuar pranimin e kesaj letre. Sic dihet kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ne takimin me shefin i Zyres Civile Nderkombetare Pieter Feith me 30 nentor kerkoi prezence me te madhe te faktorit nderkombetare ne diten e zgjedhjeve. Kjo prezence sipas Mustafes do te jete nje garanci per zgjedhje te lira dhe demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›