E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 48 oresh rihapet hapesira ajrore

Spanje Pas greves se punonjesve te transportit dhe masave te rrepta te qeverise

Pjesa me e madhe e kontrolloreve te trafikut ajror ne Spanje jane rikthyer dje ne pune dhe hapesira ajrore ne vend eshte rihapur pas nje greve te punonjesve te fluturimeve qe kishte paralizuar vendin. Me kete rast qeveria mori masa te rrepta sigurie te papara qe nga periudha e regjimit ushtarak qe perfundoi ne vitin 1975. Keshtu iu dha fund nje greve qe zgjati 48 ore. Dje ministri i Brendshem spanjoll Alfredo Peacuterez Rubalcaba deklaroi pas nje mbledhjeje urgjente te qeverise se hapesira ajrore spanjolle do te qendroje e bllokuar deri te dielen. Prej kesaj mase jane te prekur rreth 330.000 pasagjere. Ministri Rubalcaba deklaroi se ne rast se kontrolloret e trafikut ajror do te vazhdojne te refuzojne te rifillojne punen ata i presin denime te gjata me heqje lirie. Nje greve e paparalajmeruar e kontrolloreve te trafikut ajror ne Spanje ka shkaktuar kaos ne qarkullimin ajror te vendit. Kryeministri i vendit Joseacute Luis Rodriacuteguez Zapatero i dha urdher ushtrise te marre masa te jashtezakonshme. Forcat e ushtrise moren ne Spanje kontrollin mbi hapesiren ajrore te vendit pas nje greve te kontrolloreve te trafikut ajror. Kete e beri te ditur qeveria ne Madrid. Greva e paparalajmeruar e me shume se 70 per qind te kontrolloreve te trafikut ajror zhyti mbreme ne kaos hapesiren ajrore ne Spanje. Pjese te medha te hapesires ajrore u desh te bllokoheshin. Shumica e aeroporteve civile u mbyllen nder ta ata te Madridit Barcelones Majorkes Menorkes Ibices dhe te Ishujve Kanare. Shoqerite ajrore spanjolle e cilesuan gjendjen kritike. Kontrolloret ajrore grinden prej javesh me mbikeqyrjen e aeroporteve AENA per pagat dhe per kohen e punes. Zevendeskryeministri i Spanjes Alfredo Perez Rubalkaba duke folur pas nje takimi urgjent te qeverise tha se deklarata nenkupton se kontrolloret duhet te kthehen ne pune ose rrezikojne te akuzohen per mosbindje ndaj ligjit dhe te perballen me burgim te mundshem. Dhjetera mijera udhetues jane bllokuar ne fillim te pushimeve te fundjaves neper aeroporte me gjithe paralajmerimet e fundit aeroportet thuhet se do te jene te mbyllura deri diten e diel. Kompania ajrore kombetare e Spanjes Iberia ka anuluar te gjitha fluturimet ndersa vendi po hyn ne diten e dyte e greves se kontrolloreve te trafikut ajror per paga me te medha dhe kerkesa tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›