EULEX-i hedh poshtë spekulimet mbi kontejnerin e policisë serbe

EULEX-i dëshiron të hedhë poshtë spekulimet e medias me 31 Maj 2012 se ka lejuar vendosjen e një kontejneri të policisë serbe në pikën e kalimit të Jarinjës.
“EULEX-i nuk ka dijeni për ndonjë kontenier të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinje (Porta 1), dhe EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rregullores së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244”. Kështu thuhet në një komunikatë të dërguar nga ky zyra për informim e këtij misioni.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur ditë më parë një kontejner në territorin e Kosovës për, siç thuhet, nevoja të policisë paralele serbe. Sipas disa mediave në Prishtinë, vendosja e këtij objekti është lejuar edhe nga EULEX-i.