Maniaku nga Seattle

Pas gjithë kësaj kërdie, ai u rrethua nga forcat e policisë, të cilat nuk mundën ta arrestonin, sepse Stawicki ndërkohë vrau edhe vetveten.
Baba i pronarit të kafeterisë, që i mbijetoi të shtënave, i tha policisë se sulmuesi kishte probleme psikike dhe se disa ditë më herët në kafeteri kishte shpërthyer një grindje shkaku i tij.
Sipas portalit KOMO News, dy meshkuj që ishin qëlluar në kafeteri vdiqën menjëherë, përderisa dy viktimat e tjera – një mashkull edhe një femër – vdiqën në spital.
Sipas agjencisë Reuters, një dëshmitar i tha KOMO News se kishte parë një grua duke vrapuar rrugës dhe duke paralajmëruar kalimtarët që të mos hynin në kafeteri, për shkak se aty ishte një njeri i armatosur.
Ndryshe, vetëm sivjet në Seattle janë vrarë 20 persona.