Militantët mohojnë lidhjet me mjekun Afridi
Militantët islamikë pakistanezë, të cilët nga autoritetet pakistaneze janë akuzuar për lidhje me mjekun që i ndihmoi SHBA’ve për të gjetur vendndodhjen e kreut të Al-Qaeda’s, Osama bin Laden, deklaruan të enjten se nuk kanë të bëjnë asgjë me mjekun Afridi, dhe se do ta kishin vrarë atë po të kishin mundësi.
Mjeku pakistanez, Shaqel Afridi, është dënuar javën e kaluar me 33 vjet burg. Gjykata pakistaneze e dënoi Afridin për shkak se, duke filluar një fushatë të rrejshme vaksinimi, ai kishte ndihmuar forcat amerikane që të lokalizonin dhe gjenin Osama bin Ladenin.
Militantët pakistanezë, ndërkaq, të enjten e kanë quajtur absurde të paramendohet çfarëdo lidhje mes tyre dhe mjekut.
Ndryshe, Bin Laden është vrarë në qytetin pakistanez Abbottabad, para pak më shumë se një viti, kur forcat speciale amerikane organizuan një sulm të fshehtë mbi vendstrehimin e tij.