Konferencë për ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Në prag të ditës Botërore të fëmijëve Fondacioni Fëmijët shqiptarë organizon konferencën mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve e cila përkon edhe me 70 vjetorin e një prej pedagogëve dhe pediatrin Polak Janush Korçakut, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për konventën e të drejtave të fëmijëve.
Ky angazhim në mbrojtje të fëmijëve , u shpreh Drejtoreshe e këtij Fondacioni Liri Berisha, vjen në një kohë ku vendi ynë mban presidencën e radhës të komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës, duke na dhënë kështu mundësi më të mëdha për të forcuar dimensionet e përbashkëta europiane.
Gjithashtu Ambasadorja e Republikës Polake në Shqipëri, Tatarzinska ka përzgjedhur Tiranën ndërmjet 6 kryeqyteteve të botës për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Kjo konferencë gjithashtu promovoi edhe seminarin rajonal me temë “Demokracia duhet të funksionojë për fëmijët” që do të mbahet në Tiranë më datë 14 qershor dhe pritet ti japë përgjigje problemeve të ndryshme si nevoja e mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi. Ndërkohë që shpejt pritet të lancohet edhe projekti edhe për një avokat të veçantë për fëmijët.