EULEX-i kërkon nga AKK-ja hetimin e tenderit për pasaporta
.jpg)
Më 2 shkurt 2013, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) është autorizuar nga Prokuroria e EULEX–it që ta hetojë procedurën e tenderimit të pasaportave elektronike.
Gjithashtu, edhe zyrtarët doganorë janë autorizuar që t’i sigurojnë të gjitha
dokumentacionet në lidhje me importet që ndërlidheshin me kontratën për pasaporta.
Ndërkaq, prokurori Endrju Hjuz ka kërkuar vijimin e masës arrest me burg për shtetasen gjermane, Natali Veliaj, edhe për dy muaj të tjerë, si dhe vijimin e masës arrest shtëpie për dy vëllezërit F. e B. Blakaj, të cilët, që nga muaji nëntor i vitit 2012 po hetohen rreth të ashtuquajturit skandali i pasaportave.
Prokuroria e EULEX–it, e përfaqësuar nga prokurori Endrju Hjuz, ka kërkuar vijimin e masës arrest me burg për shtetasen gjermane, Natali Veliaj, edhe për dy muaj të tjerë, si dhe vijimin e masës arrest shtëpie për dy vëllezërit F. e B. Blakaj, të cilët, që në muajin nëntor të vitit 2012 po hetohen rreth të ashtuquajturit skandali i pasaportave.
Më 6.2.2013, organi i akuzës e ka vënë në dijeni Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe konkretisht gjyqtaren Allten Murseli. Prokurori i EULEX–it, Endrju Hjuz, ka bërë propozimin në fjalë, sipas tij, duke u bazuar në nenet 165, paragrafi 23; neni 183, paragrafi 1, 2 dhe 3; neni 187, paragrafi 1,3; neni 188, 189, 190, paragrafi 1, 2 dhe neni 191-të i KPK–së.
Pas këtij propozimi ka reaguar Nuhi Paçarizi, përfaqësuesi ligjor i Natali Veliajt, i cili kërkon që ky propozim të mos merret parasysh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për disa arsye, por specifikisht për gjendjen e rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet aktualisht Natali Veliaj./Indeksonline/