E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Kostarikë, s`ka njoftime për të lënduar

Tërmeti prej 6 ballësh i shkallës Rihter ka goditur sot Kostarikën, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Instituti gjeologjik amerikan.

Në këtë moment nuk ka asnjë lajm për dëme apo viktimave të mundshme që mund të ketë shkaktuar tërmeti.

Lëkundjet e tokës ka nxitur panik tek banorët ndërsa epiqendra e tërmetit ka qënë 25 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, San Hoze, njofton Rojters.

Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje fuqishëm veçanërisht në pjesën e vendit e cila shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›