EULEX i vendosur për hetimin e korrupsionit
PRISHTINE- Zëvendës shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Roy Reeve, i tha BBC-së se procesi i hetimeve për rastet, siç i quajti, të mëdha të korrupsionit do të vazhdojë. Ai paralajmëroi se në javët e ardhshme EULEX-i do ta bëjë të qartë se nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat e Qeverisë së Kosovës.
Reeve tha se hetimi në njërën nga ministritë e Qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi i "një beteje të gjatë dhe të vazhdueshme" dhe të përbashkët me institucionet e Kosovës, me qëllim të luftimit të korrupsionit në institucionet e qeverisë ose në ato private.
Duke folur për hetimet që po zhvillohen për krimet e luftës, Reeve tha se misioni i tij nuk ka dëshmi për të ashtuquajturën "Shtëpi e verdhë" në Burrel të Shqipërisë, të cilat do të sugjeronin se mund të ketë ndodhur diçka.
Ai tha se së shpejti do të kërkohet nga vendet fqinje të Kosovës që të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve për krimet e luftës.
Zëvendës-shefi i EULEX-it tha se zgjedhjet lokale serbe, që pritet të zhvillohen nga fundi i kësaj jave në Mitrovicën e veriut, janë të paligjshme dhe nuk do të njihen nga misioni evropian.
(e.n/BBC/BalkanWeb)